Ashtu siç kemi paralajmëruar një kohë të gjate kjo fundjavë po karakterizohet me mot mjaft të këndshëm, stabil dhe të nxehtë për këtë periudhë kohore. “Përgjegjës” për këtë mot është bllokada anticiklonike, gjegjësisht dominimi i masave ajrore të thata anticiklonike mbi rajonin tonë të cilat nuk lejojnë depërtimit e masave ajrore të lagështa dhe jostabile.
Gjithashtu nga Mesdheu dhe Evropa kemi edhe depërtimin e masave ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika Veriore. Kjo është ideale për një fundjavë në natyrë apo bregdet.
Nga nesër në drejtim të rajonit tonë do të kemi “përpjekjen” e depërtimeve të fronteve të ftohta dhe të lagështa nga perëndimi dhe veriu por pa sukses deri të enjtën kur pritet të kemi destabilizim të motit dhe për këtë do të shkruajmë në një postim të posaqëm./Meteoballkan