Siç po shihet edhe në imazhin satelitor sot në tërë rajonin tonë po mban mot kryesisht i kthjellët, i nxehtë dhe i këndshëm . Në disa rajone ka zhvillim lokal të vranësirave të cilat nuk janë shiprurëse. Vranësira kalimtare ka në veri, qendër dhe lindje të Shqipërisë, lokalisht edhe në ndonjë rajon tjetër, megjithatë mbetet mot stabil dhe i nxehtë.
Mot i ngjashëm do të mbajë gjatë tërë ditës në shumicen absolute të rajonit i thatë, por në ndonjë pjesë të rajonit pasdite vonë ose gjatë nates mund të ketë ndonjë rigë apo rrebesh afatshkurtër shiu.
Mot i ngjashëm do të kemi edhe nesër dhe ndoshta edhe pasnesër, kurse nga e enjta ashtu siç kemi paralajmëruar pritet ndryshim drastik i kushteve sinoptike./Meteoballkan