Sot në Kosovë pritet të kemi mot të ndryshueshëm. Paradite kryesisht me diell dhe vranësira, ndërsa pasdite në disa rajone pritet të ketë rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshet e shiut sipas modeleve do të përfshijnë kryesisht veriun, veriperëndimin dhe verilindjen e Kosovës. Por edhe rajonet tjera nuk përjashtohen.
Në Shqipëri mot me diell dhe vranësira kalimtare. Reshje nuk pritet të ketë me ndonjë përjashtim të vogël ku mund të ketë ndonjë zhvillim vranësirash me shi të izoluar.
Edhe në Maedoninë Veriore nuk priten reshje atmosferike me ndonjë përjashtim shumë të vogël. Do të mbajë mot kryesisht me diell dhe më i nxehtë se sa sot, ndërsa në Mal të Zi nesër mor i ndryshueshëm me intervale kohore me diell, vranësira dhe herë pas here edhe rrebeshe lokale shiu.
Nesër në tërë rajonin pritet të kemi mot mjaft jo stabil me vranësira dhe herë pas here dhe vende-vende me rrebeshe shiu të shoqëruara edhe me vetëtima dhe bubullimë. Shqipëria jugore dhe perëndimore pritet të ketë mot të këndshëm dhe pa reshje atmosferike.
Edhe të premtën pritet të kemi mot të ndryshueshëm dhe me intervale kohore me diell, megjithatë priten edhe zhvillime vranësirash me rrebeshe lokale shiu pasdite.
Sipas ecurive aktuale sinoptike rrebeshet e shiut do të pakësohen dhe rrallohen dukshëm ditën e shtunë dhe të diel, megjithatë të dielën pasdite Shqipëria do të përfshihet nga reshje të reja shiu të cilat të hënën do të përfshijnë tërë rajonin tonë./Meteoballkan