Sot në Kosovë pritet të kemi mot të ndryshueshëm, me intervale të shkurtra kohore me diell dhe me zhvillim vranësirash të cilat herë pas here do të na sjellin rrebeshe shiu. Reshjet do të jenë të karakterit lokal dhe jo gjithëpërfshirëse.
Edhe në Shqipëri, Maqedoninë e veriut dhe Mal të Zi për sot parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm, me intervale kohore me diell dhe zhvillim vranësirash të cilat vende-vende do të sjellin rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Cikloni “Melita” tanimë ka ikur nga territoret tona dhe ato reshje që do ti kemi tani e tutje do të jenë nëse mund të themi “mbetje” të ciklonit. Pra, reshjet e mëdha dhe gjithëpërfshirëse kanë kaluar, por kjo nuk do të thotë se nuk do të kemi reshje intensive (afatshkurtëra) të karakterit lokal.
Në fundjavë pritet të kemi mot me shumë më shumë rreze dielli dhe ngritje të temperaturave, por nuk do të mungojnë edhe vranësirat e herëpashershme si dhe erërat. Sipas ecurive aktuale të hënën pritet të kemi destabilizim të ri të atmosferës me rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë./Meteoballkan