Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe nganjëherë mund të ketë edhe riga lokale shiu. Do të ketë erëra herë pas here të fuqishme nga perëndimi. Ka gjasa që të ketë edhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Në Shqipëri do të mbajë mot i ndryshueshëm me reshje të herëpashershme shiu nga qendra deri në veri të vendit, kurse pa reshje nga qendra deri në jug.
Në Maqedoninë Veriore mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Pasdite mund të ketë riga të dobëta shiu në disa rajone. Në Mal të Zi nesër mot kryesisht i vranët dhe i ftohtë, vende-vende me reshje shiu, kurse në viset malore priten edhe reshje bore.
Të mërkurën në Kosovë pritet të kemi mot jostabil, me vranësira të cilat lokalisht do të sjellin riga ose rrebeshe shiu. Do të ketë edhe periudha të gjata kohore pa reshje atmosferike.
Edhe në Shqipëri të mërkurën pritet të ketë mot të ndryshueshëm, me intervale të gjata kohore me diell dhe herë pas here me zhvillim vranësirash të cilat do të sjellin rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në Mal të Zi po ashtu mot me reshje të herëpashershme atmosferike, kurse moti më i mirë do të jetë në Maqedoni ku reshjet atmosferike do të jenë mjaft të rralla.
Edhe të enjtën në Kosovë mot i ndryshueshëm dhe me mundësi për riga apo rrebeshe lokale shiu gjatë ditës, kurse në pjesët tjera të rajonit do të jetë kryesisht thatë.
Të Premtën ngritje e temperaturave dhe kryesisht thatë në tërë rajonin, kurse nga e shtuna priten reshje të reja atmosferike të cilat do të intensifikohen ditën e diel duke ulur temperaturat. Në viset kodrinore-malore priten edhe reshje bore./Meteoballka