Sot në Kosovë do të mbajë mot jostabil dhe me vranësira. Gjatë ditës pritet të kemi zhvillim vranësirash vertikale apo konvektive të cilat do të na sjellin rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Vende-vende ka mundësi që të ketë rrebeshe të fuqishme me vetëtima dhe bubullimë si dhe breshër. Reshjet mund të mos jenë gjithëpërfshirëse sepse kemi të bëjmë me shira verore.
Gjatë ditës së sotme në Shqipëri gjithashtu do të ketë mot mjaft jostabil, me zhvillim të fuqishëm vranësirash vertikale të cilat do të sjellin rrebeshe të fuqishme lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Edhe në Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi mot mjaft jostabil me rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë. Vende-vende do të ketë gjasa edhe për shtrëngata të fuqishme me breshër.
Destabilizimi i fuqishëm i atmosferës do të vijë si pasojë e depërtimit të një fronti të fuqishëm të ftohtë ajror nga Atlantiku.
Të dielën pritet të kemi mot më të qetë, me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira kalimtare. Vende-vende nuk përjashtohet mundësia që pasdite vonë të ketë rrebeshe lokale shiu.
Nga e hëna do të kemi mot të ndryshueshëm, vende-vende dhe herë pas here do të ketë rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë./Meteoballkan