Edhe pse ishte e paraparë që sot të kemi më shumë rreze diellore, megjithatë vranësirat e lidhura me ciklonin që kaloi mbi rajonin tonë nuk janë shpërndarë ashtu siç parashihej, por prapëseprapë kemi një mot stabil dhe të freskët. Intervale të gjata kohore me diell ka në shumicën e territorit të Shqipërisë, lokalisht edhe në pjesët tjera të rajonit.
Gjatë dites do të kemi intervale kohore me diell në tërë rajonin, megjithatë në mbrëmje dhe gjatë natës do të kemi rikthimin e vranësirave të cilat vende-vende do të sjellin edhe riga apo ndonjë rrebesh shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Reshje lokale shiu do të kemi edhe nesër, vende-vende priten edhe rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Nga e Premta stabilizim gradual i motit./Meteoballkan