Sot në Republikën e Çekisë po mbanë mot mjaft i paqëndrueshëm për arsye se edhe ky shtet gjendet nën ndikimin e masave ajrore ciklonike me origjinë nga Mesdheu dhe Atlaniku, por dallimi mes nesh dhe Çekisë është se tek ne fryjnë erëra të nxehta jugore, ndërsa Çekia gjendet në sektorin e ftohtë të ciklonit, kështu që atje është shumë më ftohtë se tek ne, megjithatë i ftohti nuk është i madh dhe shqetësues. Sot në shumicen e territorit çek po bie shi dhe borë. Borë përpos viseve malore në Çeki po bie borë për herë të pare edhe nëpër shumë ultësira, kurse gjatë dites së nesërme kur edhe është ndeshja e madhe dhe vendimtare e futbollit ndërmjet Republikës së Çekisë dhe Republikës së Kosovës do të mbajë mot pa reshje atmosferike, Erërat do të jenë mesatare nga lindja dhe juglindja. Do të jetë më ftohtë në krahasim me Kosovën. Temperaturat do të sillën nga 0 gradë minimajla deri në 6-7 gradë celsius ajo maksimalja.
Në kohen e zhvillimit të ndeshjes moti do të jetë kryesisht i kthjellët me vranësira të pakta dhe temperatura do të jetë rreth 3 ose 4- gradë celsius./Meteoballkan