Fushat ajrore ciklonike me origjinë nga Atlantiku do të kenë ndikim të madh në zhvillimet sinoptike gjatë kësaj jave. Priten reshje shiu, vende -vende intensive, ndërsa priten edhe ditë pa reshje atmosferike.
Nesër do të kemi një ditë kryesisht pa reshje, por gjatë natës do të fillojnë reshjet e shiut, fillimisht në Shqipëri dhe Mal të Zi, pastaj edhe në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore. Ditën e martë në tërë rajonin do të ketë reshje shiu, ndërsa në viset kodrinore-malore do të ketë reshje bore. Mbrëmjen e së martës do të ketë ulje të temperaturave dhe reshjet e borës mund të paraqiten edhe në disa rajone rreth 600 – 500 metra lartësi mbidetare. Në viset kodrinore-malore priten intervale të reshjeve të dendura të borës, ndërsa nëpër ultësira edhe nëse paraqiten reshjet e borës nuk do të mund të qëndrojnë fare.
Nga e mërkura dhe e enjta priten që reshjet të pushojnë në përgjithësi por jo tërësisht. Nga e ënjta vonë reshjet do të rikthehen në disa pjesë të Shqipërisë dhe Malit të Zi, kurse të premten dhe të shtunën reshje të reja shiu (në viset malore reshje të reja bore) priten edhe në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore. Të premten pritet një ciklon i fuqishëm të depërtojë mbi Gadishullin Ballkanik i cili do të shkaktojë edhe erëra mjaft të fuqishme nga jugu dhe jugperëndimi dhe të shpresojmë që të dobësohet pak.
Nga e diela në rajonin tonë pritet stabilizim i motit si dhe gjithashtu pritet të depërtojnë masa të nxehta ajrore me origjinë nga Afrika Veriore.
Ishte ky parashikimi i motit për javën që po hymë bazuar në ecuritë më të fundit sinoptike. Nëse ndodhë ndonjë ndryshim do ju lajmërojmë në postimet tona të përditshme./Meteoballkan