Java ka filluar me reshje të dendura shiu të cilat më të fuqishmet ishin në veri të Shqipërisë dhe pjesën jugore të Republikës së Kosovës.
Reshjet kaluan dhe tani radhën e ka një front i ftohtë ajror i fuqishëm, por kalimtar.
Pas përmirësimit afatshkurtër të atmosferës, fronti më i ri i ftohtë ajror do të arrijë në Kosovë orëve të hershme të mëngjesit të së Martës.
Si pasojë do të ketë dendësim të vranësirave, fuqizim i erërave veriore dhe reshje kalimthi të dendura atmosferike. Në malet më të larta do të ketë reshje dëbore.
Fronti do të kalojë shpejt dhe paraditen e së martës do të jetë larg rajonit tonë dhe do të pasojë stabilizimi gradual i motit me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale. Erërat e ftohta nga veriu do të dobësohen pasdite vonë ose në mbrëmje.
E Mërkura shënon ndryshim të gjendjes sinoptike me masa dukshëm më stabile ajrore që depërtojnë duke stabilizuar plotësisht atmosferës dhe duke rritur temperaturat ditore. do të fillojnë të fryjnë erëra nga jugu. Nën ndikimin e plotë anticiklonik reshje atmosferike nuk pritet të ketë.
Të enjten do të vazhdojë moti stabil dhe kryesisht me diell. Temperaturat do të vazhdojnë të rriten, ndërsa vazhdon dominimi anticiklonik.
Me afrimin e fundjavës masat ajrore do të vazhdojnë të jenë të ngrohta nga Mesdheu dhe do të ketë tentime të depërtimit të vranësirave nga Mesdheu që do të pengohen nga anticikloni kontinental. Megjithatë, në disa rajone të Shqipërisë dhe Malit të Zi mund të ketë rrebeshe lokale shiu të Premten dhe eventualisht të shtunën.
Në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore do të ketë mot kryesisht me diell edhe gjatë fundjavës, me mundësi për ndonjë reshje të dobët kalimtare të shtunën. Temperaturat do të vazhdojnë të jenë të larta për këtë periudhë kohore.
Ishte ky parashikimi i motit me pak fjalë për këtë javë. Ndryshime të vogla në parashikim gjithsesi se mund të ketë dhe për çdo ndryshim eventual do të njoftoheni me në postimet tona të përditshme në MeteoBallkan















