Java në të cilën kemi hyrë do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm ku fillimi i javës do të jetë me mot stabil dhe relativisht të nxehtë për këtë periudhë kohore ku temperaturat maksimale mund të arrijnë deri në 14 gradë celsius edhe në pjesët kontinentale.
Të hënën pritet mot stabil me mundësi për mjegull nëpër lugina në mëngjes. Gjatë ditës mot me diell dhe i nxehtë. Edhe më nxehtë do të jetë të martën dhe të mërkurën ku priten ditë mjaft të këndshme dhe stabile. Nga e Enjta pritet të kemi ndryshim gradual të situatës sinoptike. Do të fillojnë të fryjnë erëra të lehta nga veriu.
Të Premtën do të kemi depërtimin e frontit të fuqishëm të ftohtë ajror nga verilindja e Kontinentit i cili do të shkaktojë destabilizim të motit. Priten edhe reshje shiu dhe bore si dhe erëra herë pas here të fuqishme veriore dhe verilindore. Sipas ecurive aktuale nuk priten reshje intensive. Në fundjavë ftohtë me erëra të ftohta veriore dhe temperatura dimërore. Mund të ketë edhe reshje të dobëta bore.
Ishte ky parashikimi i motit për javën e ardhshme bazuar në të dhënat sinoptike që disponojmë në këtë moment. Nëse ka ndonjë ndryshim do tju njoftojmë në postimet tona të ardhshme./Meteoballkan