• Të fundit
  • Më të klikuara
  • Të gjitha
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Moti javor, fillon vala më e re e nxehtësisë verore, ku dhe kur priten rrebeshe shiu?!

Moti javor, fillon vala më e re e nxehtësisë verore, ku dhe kur priten rrebeshe shiu?!

17/06/2024 | 11:20
Rojet e plazhit shpëtojnë një djalë mes dallgëve gjigante në Kaliforni

Rojet e plazhit shpëtojnë një djalë mes dallgëve gjigante në Kaliforni

30/07/2026 | 11:58
Çmimet e derivateve për sot

Çmimet e derivateve për sot

30/07/2026 | 08:58
Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Parashikimi i moti për sot dhe ditët në vijim

30/07/2026 | 08:39

Punime në rrjet, KEDS tregon orarin për nesër, e enjte, 30 Korrik!

29/07/2026 | 22:17

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (30.07.2026.) e enjte

29/07/2026 | 22:08
Çmimet e derivateve për sot

Çmimi i naftës për sot

29/07/2026 | 09:03

Dy tërmete në orët e para të mëngjesit në Shqipëri

29/07/2026 | 08:42
Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim – e mërkurë

29/07/2026 | 08:10
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (06.04.2024.) E Shtunë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (29.07.2026.) e mërkurë

29/07/2026 | 00:09

KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, 29 Korrik!

28/07/2026 | 23:53
Vala e nxehtësisë rikthehet në Evropë, do të jetë e gjatë dhe do të thyejë rekorde të reja

Vala e nxehtësisë rikthehet në Evropë, do të jetë e gjatë dhe do të thyejë rekorde të reja

28/07/2026 | 10:26
Çmimet e derivateve për sot

Çmimi i naftës për sot

28/07/2026 | 09:05
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Moti javor, fillon vala më e re e nxehtësisë verore, ku dhe kur priten rrebeshe shiu?!

Imazhi nga Meteologix

Moti javor, fillon vala më e re e nxehtësisë verore, ku dhe kur priten rrebeshe shiu?!

17/06/2024 | 11:20
1.5k
Shpërndarje
4.3k
Shikime
Shpërndaje

Nën ndikimin e masave stabile ajrore anticiklonike, kjo javë parashihet të ketë mot kryesisht stabil dhe shumë të nxehtë veror. Masat ajrore që vijnë nga Afrika veriore së bashku me anticiklonin afrikan do të kushtëzojnë rritje të fuqishme të temperaturave dhe përqendrim stabil të kushteve atmosferike. Megjithatë do të ndodhin disa stuhi të izoluara në rajone të izoluara.

Vala e fortë tropikale fillon kur temperatura maksimale arrin 30 gradë Celsius dhe vazhdon deri në ditën kur temperatura maksimale ulet nën 30 gradë Celsius.

Ajri i thatë do të jetë dominues në pjesën më të madhe të territoreve tona, megjithatë në disa rajone do të ketë depërtime “të lehta” të ajrit të paqëndrueshëm dhe për këtë arsye parashihen zhvillime të izoluara të rrebesheve lokale të shiut me vetëtima dhe bubullimë ku mund të ketë edhe breshër në ato zona kryesisht kodrinore-malore.

Gati e tërë java do të jetë tropikale dhe temperaturat do të shënojnë rritje çdo ditë e më shumë për të kulmuar afër fundit të javës, sidomos nga e Enjtja deri të shtunën apo dielën kur kemi gjasa për destabilizim të atmosferës dhe freskim sadopak të motit.

Në Kosovë temperaturat do të arrijnë gati sigurtë shifrën 35 apo 36 gradë Celsius, por ekzistojnë gjasa që ato të jenë edhe më të larta deri në 38 gradë Celsius. Në nivel rajonal në Ballkan temperatura maksimale do të arrijë deri në 41 gradë Celsius. 40 mund të arrijë në zonat më të nxehta të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Ditët më të nxehta pritet të jenë nga e Enjtja deri të Dielën. Temperaturat kulmojnë sidomos të Premten dhe të Shtunën, ndërsa të dielën ka gjasa për rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshet do të jenë të pranishme gati çdo ditë të javës, por vetëm në disa zona të izoluara kryesisht kodrinore-malore. Në shumicën absolute të viseve tona nuk do të ketë rrebeshe shiu deri në fundjavë, madje edhe atëherë në pikëpyetje.

Pra, kjo javë na premton shumë nxehtësi dhe stabilitet. Instabilitetet do të jenë të rralla dhe të izoluara deri në fundjavë kur mund të kemi zhvillime më të përhapura.

Ishte ky parashikimi i motit për këtë javë të nxehtë. Ndryshime të vogla mund të ketë dhe për çdo ndryshim eventual do të njoftoheni në portimet tona të përdtishme./MeteoBallkan

Rekomandime

Rojet e plazhit shpëtojnë një djalë mes dallgëve gjigante në Kaliforni
Botë

Rojet e plazhit shpëtojnë një djalë mes dallgëve gjigante në Kaliforni

30/07/2026 | 11:58
Çmimet e derivateve për sot
Lajme

Çmimet e derivateve për sot

30/07/2026 | 08:58
Parashikimi i motit për sot dhe nesër
Kosovë

Parashikimi i moti për sot dhe ditët në vijim

30/07/2026 | 08:39
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲