• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Moti javor, një javë dinamike dhe shumë vranësira!

Moti javor, një javë dinamike dhe shumë vranësira!

24/03/2025 | 12:26
Reshjet e dendura të shiut, KRU Prishtina del me njoftim për qytetarët

Reshjet e dendura të shiut, KRU Prishtina del me njoftim për qytetarët

18/11/2025 | 09:56
Anulohet procesi mësimor në Prishtinë për shkak të motit

Anulohet procesi mësimor në Prishtinë për shkak të motit

18/11/2025 | 08:44
Reshje shiu përfshijnë vendin sot – parashikimi i motit për të martën

Reshje shiu përfshijnë vendin sot – parashikimi i motit për të martën

18/11/2025 | 07:40
Punimet e domosdoshme – Këto janë vendet që do të mbesin pa energji elektrike sot

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të martën, 18 nëntor!

17/11/2025 | 23:47
Parashikimi i motit për sot – e hënë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (18.11.2025.) e martë

17/11/2025 | 22:49
Moti javor, vijnë shira vende-vende intensive!

Moti javor, vijnë shira vende-vende intensive!

17/11/2025 | 18:51
Stuhi në Slloveni: Përmbyten rrugët, ura të shkatërruara dhe qindra njerëz mbeten pa energji elektrike

Stuhi në Slloveni: Përmbyten rrugët, ura të shkatërruara dhe qindra njerëz mbeten pa energji elektrike

17/11/2025 | 18:23
Parashikimi i motit për sot – e hënë

Parashikimi i motit për sot – e hënë

17/11/2025 | 08:23
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! 06.01.2021 E Mërkurë

Përkeqësohet moti, priten reshje intensive shiu. Emergjencat Civile: Zonat ku rrezikohet të ketë përmbytje

16/11/2025 | 23:45
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

KEDS njofton për orarin e punimeve në rrjet të hënën!

16/11/2025 | 23:27
Parashikimi i motit për sot – e hënë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (17.11.2025.) E Hënë

16/11/2025 | 23:15
Parashikimi i motit për sot – e martë

Parashikimi i motit për sot – e diel

16/11/2025 | 08:50
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Moti javor, një javë dinamike dhe shumë vranësira!

Moti javor, një javë dinamike dhe shumë vranësira!

24/03/2025 | 12:26
1.2k
SHARES
3.4k
VIEWS
Shpërndaje

Nën ndikimin e fushave ajrore me presion të ulët atmosferik (ciklone) kjo javë do të jetë ndryshe nga që jemi mësuar me mot të thatë dhe me ndikim anticiklonik.

Depërtimi i një sasie të ajrit të ftohtë jo-stabil nga Oqeani Atlantik në Mesdhe do të mundësojë krijimin e disa fushave ajrore ciklonike në Mesdhe apo më saktë në Itali. Këto fusha ciklonike do të kenë ndikimin të madh në dinamikën e motit gjatë kësaj jave në Ballkan dhe në territoret tona.

Reshje të dendura shiu priten që nga Sllovenia e Kroacia, por jo në gjitha viset. Reshjet më të dendura priten në disa pjesë të Dalmacisë në Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë sidomos në jug dhe perëndim të vendit, pastaj në Mal të Zi dhe Shqipëri. Nganjëherë në këto zona do të ketë rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë , ndërsa në zonat me reshje orografike do të ketë reshje të shpeshta dhe të vazhdueshme në (vendet e njëjta) ku priten vërshime.

Reshje edhe në Kosovë

Edhe Republika e Kosovës do të përfitojë reshje atmosferike gjatë kësaj jave. Reshje lokale kanë filluar tashmë, por këto ende do të jenë në sasi të pakta dhe të karakterit lokal. Reshjet do të paraqiten në këtë formë deri të Mërkurën kur do të kemi përhapjen e reshjeve të shiut në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Të Mërkurën dhe Të Enjten priten reshje të shpeshta shiu edhe në Kosovë dhe dukshëm më intensive. Borë vetëm në malet më të larta.

Në Shqipëri pothuajse çdo ditë të kësaj jave do të ketë vranësira të shpeshta dhe zhvillime të rrebesheve lokale të shiut me vetëtima dhe bubullimë. Vende-vende mund të ketë rrebeshe mjaft intensive. Nuk do të mungojnë intervalet kohore me diell, por ato do të jenë më të rralla dhe dominuese do të jenë vranësirat. Reshje të shiut kësaj jave priten edhe në Maqedoninë e Veriut dhe Luginë të Preshevës. Në Mal të Zi normalisht reshje dhe rrebeshe intensive.

Në Kosovë fillimi i javës është pak më i ngrohtë sidomos dita e Martë, ndërsa të Mërkurën me ardhjen e shirave më të përhapura dhe vranësirave më të dendura do të ketë ulje të temperaturave, por asgjë “serioze”.

Në fundjavë vazhdon mot pothuajse i ngjashëm, me ulje të lehta të temperaturave dhe vranësira të shpeshta ku nuk do të mungojnë reshjet e herëpashershme, lokale të shiut e në viset e larta malore priten reshje bore.

Pra, një javë jo shumë e ngrohtë, por as shumë e ftohtë. Vranësira mjaft të shpeshtuara të shoqëruara shpeshherë edhe me shi. Reshje dukshëm më intensive në pjesë të Shqipërisë dhe Malit të Zi, por edhe Kosova dhe Maqedonia Veriore presim reshje solide gjatë kësaj jave dhe thatësia mund të zbutet sadopak.

Temperaturat afërsisht nga 2 minimalet deri në 20 maksimalet. Në kohën e reshjeve me ulje të shpeshta, por jo të theksuara.

Gjatë kësaj jave pritet mot mjaft dinamik dhe ndryshime të vogla mund të ketë. Për çdo ndryshim eventual do të njoftoheni gjatë ditëve të javës./MeteoBallkan

 

 


Related Posts

Reshjet e dendura të shiut, KRU Prishtina del me njoftim për qytetarët
Lajme

Reshjet e dendura të shiut, KRU Prishtina del me njoftim për qytetarët

18/11/2025 | 09:56
Anulohet procesi mësimor në Prishtinë për shkak të motit
Kosovë

Anulohet procesi mësimor në Prishtinë për shkak të motit

18/11/2025 | 08:44
Reshje shiu përfshijnë vendin sot – parashikimi i motit për të martën
Kosovë

Reshje shiu përfshijnë vendin sot – parashikimi i motit për të martën

18/11/2025 | 07:40
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲