• Të fundit
  • Më të klikuara
  • Të gjitha
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Moti javor, vapë verore, destabilizim i pjesshëm!

Moti javor, vapë verore, destabilizim i pjesshëm!

03/08/2026 | 11:26
Çmimet e derivateve për sot

Caktohen çmimet e derivateve për sot

03/08/2026 | 08:51
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim – e hënë

Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim – e hënë

03/08/2026 | 08:28

KEDS tregon për punimet në rrjet nesër, e hënë, 3 Gusht!

02/08/2026 | 23:25
Parashikimi i motit për sot – e enjte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (03.08.2026.) e hënë

02/08/2026 | 23:18
E kërkoi makinën e vjedhur për plot 13 vjet, tharja e Danubit e nxori në sipërfaqe

E kërkoi makinën e vjedhur për plot 13 vjet, tharja e Danubit e nxori në sipërfaqe

02/08/2026 | 22:45
Çmimet e derivateve për sot

Caktohen çmimet e derivateve për sot dhe nesër

02/08/2026 | 09:12

Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim – e diel

02/08/2026 | 08:49
Parashikimi i motit për sot – e enjte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (02.08.2026.) e diele

01/08/2026 | 23:13
​Nis aksion në kërkim të dy motoristëve të humbur në zonën e Jezercit

​Nis aksion në kërkim të dy motoristëve të humbur në zonën e Jezercit

01/08/2026 | 22:26
Danubi në Serbi në nivel kritik

Danubi në Serbi në nivel kritik

01/08/2026 | 21:13
Vdes tragjikisht legjenda e alpinizmit, orteku iu merr jetën edhe nëntë personave të tjerë në ekspeditë

Vdes tragjikisht legjenda e alpinizmit, orteku iu merr jetën edhe nëntë personave të tjerë në ekspeditë

01/08/2026 | 18:15
Moti për sot dhe ditët në vijim

Parashikimi i motit për sot dhe nesër

01/08/2026 | 10:03
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Moti javor, vapë verore, destabilizim i pjesshëm!

Moti javor, vapë verore, destabilizim i pjesshëm!

Masa ajrore nga Atlantiku do të fillojnë që më shpesh të depërtojnë në Evropë.

03/08/2026 | 11:26
889
Shpërndarje
2.5k
Shikime
Shpërndaje

Java që kemi hyrë po karakterizohet me vapë intensive verore dhe atmosferë plotësisht stabile nën “pushtetin” absolut të masave ajrore anticiklonike.

Vapa është shumë intensive sidomos në disa pjesë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ngase në Kosovë është paksa më e moderuar, pra nuk kemi të bëjmë me ndonjë ekstrem. Anticikloni që po mbretëron këto ditë do të vazhdojë të jetë i “pathyeshëm” edhe dy tri ditët e para të javës së re, ndërsa me kalimin e mesit të javë ka gjasa që masa më jo-stabile ajrore të fillojnë të depërtojnë dhe kjo do të nënkuptonte dobësimin e bllokadës anticiklonike.

Masa ajrore jo-stabile nga Atlantiku do të fillojnë më shpesh të arrijnë në Evropës dhe do të shkaktojnë stuhi të fuqishme shiu e breshri sidomos në Francë, pjesë të Spanjës, Italisë qendrore e veriore dhe në pjesët qendrore e perëndimore të Evropës e disa nga këto mund të arrijnë edhe në Ballkan.

Sidoqoftë, bazuar në ecuritë aktuale sinoptike destabilizimi i atmosferës që pritet nga e Enjtja nuk do të jetë shumë i fuqishëm dhe nuk do të kap shumë territor. Këto parashikime mund të ndryshojnë dhe do të varën ekskluzivisht nga gjendja sinoptike apo nga sasia e ajrit jo-stabil që do të depërtojë nga Atlantiku. Nëse sasia e ajrit jo-stabil dhe të ftohtë është më e madhe atëherë atmosfera do të destabilizohet më fuqishëm apo nëse sasia e ajrit jo-stabil do të jetë e vogël atëherë destabilizimi i atmosferës do të kap vetëm disa rajone dhe zhvillimet do të jenë më të izoluara. Kjo mbetet të shihet me evoluimin e gjendjes sinoptike gjatë javës, por sipas të gjitha gjasave versioni i reshjeve të izoluara është paska më i besueshëm nga tani.

Vapa verore do të vjen duke u fuqizuar edhe pak më shumë, por asgjë ekstreme, pra në Kosovë mund të kemi ngritje të temperaturave për 1 ose 2 deri në 3 gradë më shumë dhe temperaturat maksimale gjatë kësaj jave parashihet të luhaten nga 33 deri në 37 gradë Celsius Max. Zhvillimet e stuhive të izoluara nuk do të ndikojnë në uljen e përgjithshme të temperaturave. Ato mund të krijojnë dhe sjellin një freski kalimtare dhe një mbrojtje kalimtare dhe lokale nga dielli i fortë, por temperaturat do të vazhdojnë të jenë solide konstant.

Në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore Temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 40 gradë Celsius, madje edhe ndonjë gradë më lartë.

Nga e enjtja kryesisht në viset malore mund të ketë zhvillime konvektive dhe rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në jug të Shqipërisë zhvillime mund të ketë edhe ditëve paraprake.

Pra, para nesh një javë mjaft e nxehtë dhe stabile deri të enjten. Të Enjten mundësi për destabilizim të atmosferës, por përmasa e destabilizimit ende nuk mund të përcaktohet saktë. Temperaturat pa ndonjë ndryshim.

Edhe e Premtja dhe fundi i javës do të jenë të nxehta, por jo tërësisht stabile, ngase vende-vende do të ketë zhvillime të vranësirave konvektive të cilat do të kushtëzojnë stuhi të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Ishte ky parashikimi i motit për këtë javë. Ndryshime në parashikim pritet të ketë sidomos në ditët e fundit të javës dhe për çdo ndryshim eventual do të njoftoheni në postimet tona të përditshme./MeteoBallkan

 

 

Rekomandime

Çmimet e derivateve për sot
Lajme

Caktohen çmimet e derivateve për sot

03/08/2026 | 08:51
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim – e hënë
Kosovë

Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim – e hënë

03/08/2026 | 08:28
Kosovë

KEDS tregon për punimet në rrjet nesër, e hënë, 3 Gusht!

02/08/2026 | 23:25
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲