Nesër në Kosovë pritet të kemi mot me vranësira dhe mundësi për intervale kohore me diell. Priten edhe zhvillime të vranësirave konvektive të cilat pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Erërat do të vazhdojnë të fryjnë nga jugu të cilat vende-vende mund të jenë të fuqishme. Temperaturat pritet të lëvizin nga 8 deri në 18 gradë Celsius.
Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot mjaft i paqëndrueshëm me vranësira të dendura të cilat do të kushtëzojnë reshje shiu dhe rrebeshe lokalisht të fuqishme me vetëtima dhe bubullimë. Mund të ketë zhvillime të shtrëngatave të fuqishme lokale me breshër të imët.
Rrebeshe intensive nesër priten edhe në Mal të Zi, ndërsa në Maqedoninë Veriore dhe Luginën e Preshevës priten intervale reshjesh lokale shiu dhe rrebeshesh lokale me vetëtima dhe bubullimë.
Mot mjaft i paqëndrueshëm na pret edhe të shtunën dhe të dielën. Përpos intervale të shkurtra kohore me diell priten edhe zhvillime të vranësirave të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Po ashtu të shtunën ende priten erëra mjaft të fuqishme nga jugperëndimi të cilat pasdite ose në mbrëmje do të vijnë duke u dobësuar. Të dielën erërat do të fillojnë të fryjnë nga veriu dhe veriperëndimi, në jug të Kosovës nga perëndimi. Temperaturat do të shënojnë ulje dhe në viset kodrinore-malore do të fillojnë reshjet e borës. Mbrëmjen e së dieles fjolla bore mund të ketë edhe në disa vise pak më të ulëta në Kosovë.
Nga e hëna qetësim i erërave, por pritet mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu./MeteoBallkan