Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira dhe nganjëherë lokalisht edhe me intervale kohore me diell. Mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe vende-vende me ngrica, kurse gjatë ditës rritje e temperaturave.
Minimalja pritet të zbres deri në -3 gradë Celsius, kurse maksimalja pritet të arrijë deri në 12 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e marta sjellë mot kryesisht të vranët dhe me rifillim të erërave jugore. Lokalisht do të ketë edhe periudha me intervale me diell, ndërsa rrallë në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë reshje të dobët. Temperaturat do të fillojnë të shënojnë rritje në tërë rajonin.
Nga e mërkura na pret mot jo-stabil, por jo i ftohtë. Priten vranësira, intervale kohore me diell dhe erëra jugore e jugperëndimore. Në mbrëmje reshje shiu më intensive në Shqipëri.
Dita e enjte pritet të vjen me vranësira dhe reshje të herëpashershme, lokale shiu. Borë vetëm në malet e larta./MeteoBallkan















