Nesër në Kosovë do të mbajë mot mjaft i ndryshueshëm. Do të ketë intervale kohore me diell dhe zhvillime të fuqishme të vranësirave konvektive të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër. Pritet freskim i motit dhe priten erëra të fuqishme herë pas here.
Në Shqipëri nesër do të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell, ndërsa vende-vende mund të ketë vranësira dhe rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë. Priten ulje të lehta të temperaturave, por shumica e territorit të Shqipërisë do të mbetet pa reshje atmosferike.
Edhe në Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot i ndryshueshëm, me intervale kohore me diell dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Gjithashtu, pritet freskim i motit dhe erëra të fuqishme herë pas here.
Të dielën në tërë rajonin pritet të kemi mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme. Do të jetë freskët në krahasim me ditët që lamë pas.
Nga e hëna në rajon do të depërtojnë masa të thata ajrore anticiklonike dhe gjithashtu pritet përsëri ngritja e temperaturave./Meteoballkan