Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell në disa zona si dhe me me gjasa për riga lokale shiu. Temperaturat do të vazhdojnë të jenë mbi vlerat mesatare për këtë periudhë kohore për shkak të erërave nga jugu e perëndimi.
Minimalja pritet të zbres deri në 3 gradë Celsius, kurse maksimalja parashihet deri në 14 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me vranësira të shumta dhe shpeshta, por edhe me mundës për intervale kohore me diell. Vende-vende priten rrebeshe të lokalizuara shiu.
E Premtja dhe fundjava pritet të karakterizohen me reshje më të shpeshta shiu. Priten reshjesh shiu në të gjitha viset, ndërsa borë vetëm në viset malore. Do të ketë edhe periudha pa reshje sidomos të shtunën./MeteoBallkan















