Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë veror. Parashihen disa vranësira kryesisht të pakta lokale, por pa reshje atmosferike. Temperatura maksimale deri në 29 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë e stabil. Pak më freskët në viset kodrinore-malore kurse pasdite priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë në juglindje të Shqipërisë.
Nga e Premtja gjithnjë e më nxehtë, pra kemi fillimin e valës së fortë të nxehtësisë tropikale. Temperaturat maksimale deri në 30 gradë Celsius, kurse gjatë fundjavës mbi 30 gradë Celsius. Orëve të pasdite dhe mbrëmjes gjithnjë mund të ketë gjasa për zhvillime të rrebesheve të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë, pra kryesisht në disa vise kodrinore-malore e rrallë në ndonjë rajon tjetër./MeteoBallkan