Nesër në Kosovë do të mbajë mot mjaft i ndryshueshëm. Paradite mund të ketë intervale kohore me diell ndërsa gjatë dites do të fillojnë reshjet e shiut fillimisht në perëndim dhe veri të vendit. Gjatë pasdites dhe mbrëmjes reshjet do të shtrihen gradualisht në drejtim të lindjes dhe pastaj reshje shiu priten në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Në perëndim dhe veri të Kosovës priten reshje intensive shiu.
Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot mjaft i ndryshueshëm. Priten reshje shiu, në veri dhe veriperëndim të vendit priten reshje intensive shiu si dhe rrebeshe të fuqishme me vetëtima dhe bubullimë. Pasdite vonë dhe në mbrëmje reshjet dhe rrebeshet intensive me vetëtima dhe bubullimë do të përfshijnë edhe qendrën, perëndimin dhe jugun e vendit.
Në Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot i vranët dhe me reshje intensive shiu, ndërsa në Maqedoni pritet mot me intervale kohore me diell. Reshje priten vetëm në perëndim dhe veriperëndim të Maqedonisë së Veriut, kurse gjatë natës dhe pasnesër reshje shiu priten në tërë vendin.
Pasnesër si në Kosovë po ashtu edhe në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Vende-vende priten reshje intensive dhe do të ketë edhe përmbytje.
Të premten në tërë rajonin do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira. Do të ketë edhe riga lokale afatshkurtëra shiu, kurse në fundjavë pas një pauze pritet përsëri rikthimi i reshjeve të shiut, fillimisht në Shqipëri, pastaj edhe në pjesët tjera të rajonit tonë./Meteoballkan