Nesër në tërë rajonin tonë pritet të mbajë mot me vranësira por pa reshje atmosferike. Nga dita e nesërme rajoni ynë do të ndikohet nga masat ajrore të thata anticiklonike. Do të jetë relativisht ftohtë.
Mot i ngjashëm na pret edhe disa ditë të tjera, me vranësira, intervale kohore me diell, kurse në fundjavë do të kemi depërtimin e masave ajrore më të nxehta nga Mesdheu. Mirëpo, edhe kjo episodë e ajrit të nxehtë nuk do të zgjasë shumë sepse nga dita e hënë vonë në mbrëmje do të kemi depërtimin gradual të frontit të fuqishëm të ftohtë ajror i cili do të na sjellë reshje shiu dhe bore. Përderisa ende jemi në gjysmë të dimrit gjatë javës së ardhshme do të kemi ulje të temperaturave por, a do të kemi reshje bore ende është shumë herët për informacione të sakta./Meteoballkan