Nesër në Kosovë pritet të ketë vranësira lokale më të theksuara në mëngjes, ndërsa gjatë ditës më shumë kthjellime por me ulje të temperaturave krahasuar me dy ditët e para të javës. Në mbrëmje ulje e mëtutjeshme e temperaturave, por pa reshje atmosferike.
Minimalja pritet të zbres deri në 5 gradë Celsius, kurse maksimalja deri në 14 gradë Celsius në Rrafshin e Kosovës dhe 18 në Dukagjin.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale kalimtare. Temperaturat do të fillojnë të pësojnë ulje në viset kontinentale të tërë rajonit.
Mot i ngjashëm pritet të të enjten dhe të premten me kthjellime e vranësira të pakta kalimtare. Do të ketë rrymime paksa më të ftohta ajrore nga veriu e verilindja, por pa reshje atmosferike. Mëngjeset mund të sjellin temperatura të ulëta në disa vise kontinentale deri në -1 gradë Celsius. Të shtunën mundësi për reshje lokale shiu, shqote e ndonjë fjollë bore sidomos orëve të mëngjesit./MeteoBallkan















