Nesër në Kosovë pritet të kemi mot shumë të nxehtë por mjaft jo-stabil. Paradite kryesisht me diell dhe vranësira më të pakta lokale, kurse pasdite pritet sërish destabilizim i atmosferës dhe zhvillime më intensive konvektive ku lokalisht priten rrebeshe shiu me vetëtima, bubullimë duke mos përjashtuar edhe mundësinë për breshër.
Mund të ketë edhe shtrëngata të fuqishme me rrebeshe intrensive në rajone të izoluara, por prapëseprapë nuk priten reshje në tërë territorin.
Temperaturat parashihet të luhaten nga 18 minimalja deri në 35 gradë Celsius ajo maksimale.
Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi dita e parë e fundjavës pritet të jetë shumë e nxehtë dhe në shumë rajone me diell.
Pasdite priten zhvillime intensive konvektive në Mal të Zi dhe thellë në veri të Shqipërisë, lokalisht edhe në Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe pjesët tjera të Shqipërisë, por më të izoluara e më të pakta.
Të dielën na pret mot kryesisht me diell dhe me pak vranësira lokale. Ende mund të ketë zhvillime të rrebesheve të izoluara të shiut me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat mund të pësojnë ulje por krejtësisht të lehta, por në përgjithësi vazhdon vapa verore.
Vapa vazhdon edhe në fillim të javës së re./MeteoBallkan














