Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot plotësisht i vranët dhe me reshje e rrebeshe të herëpashershme shiu të intensitetit të ndryshueshëm. Do të fryjnë erëra kryesisht nga jugu dhe juglindja, ndërsa temperaturat pritet të luhaten nga 6 minimalet deri në 16 gradë Celsius ajo maksimale.
Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e shtuna sjellë vranësira të shumta dhe reshje e rrebeshe të shpeshta shiu.
Vende-vende priten reshje intensive shiu dhe në pjesë të Shqipërisë priten stuhi lokale me vetëtima dhe bubullimë.
Pasdite vonë apo në mbrëmje reshjet pushojnë, por vazhdojnë rrebeshet lokale në disa zona të Shqipërisë.
E diela vjen me vranësira e intervale kohore me diell. Pasdite cikloni i ri përfshinë Shqipërinë me reshje të reja shiu dhe rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë. Vonë pasdite ose në mbrëmje reshje e rrebeshe priten edhe në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, por të cilat nuk pritet të zgjasin shumë.
Edhe fillimi i javës së re pritet të sjellë reshje dhe rrebeshe të herëpashershme shiu. Përmirësim gradual të motit mund të kemi nga dita e martë./MeteoBallkan
















