Gjatë natës dhe mëngjesit të hershëm pritet që temperaturat minimale në Kosovë të pësojnë ulje deri në 1 apo 0 gradë Celsius.
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të herëpashershme kalimtare. Rrallë në ndonjë rajon mund të ndodhë ndonjë rigë e dobët shiu. Temperaturat pritet të lëvizin nga 0 minimalja deri në 17 ajo maksimale.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale kalimtare. Pjesa më e madhe e ditës do të ketë me diell dhe do të fryjnë erëra paksa të freskëta nga verilindja.
Mëngjesi i së Premtes mund të sjellë ngrica në disa vise kontinentale të Republikës së Kosovës dhe viset kodrinore-malore të rajonit. Gjatë ditës pritet të ketë diell dhe vranësira lokale.
Edhe në rajon të premten pritet mot paksa më i freskët, me diell dhe vranësira lokale. Nuk priten reshje atmosferike.
E shtuna sjellë më shumë vranësira dhe reshje të dobëta vetëm në disa rajone të caktuara dhe temperaturat do të fillojnë të rriten. Të dielën ditë pranverore me temperatura maksimale deri në 20 gradë Celsius edhe në Kosovë./MeteoBallkan
















