Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira dhe ndonjë interval kohore me diell. Pritet të jetë pak më ftohtë për shkak të erërave verilindore të cilat do të kushtëzojnë ulje të temperaturave, por nuk pritet ndonjë i ftohtë i madh.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Luginë nesër pritet të mbajë mot me vranësira dhe ndonjë interval kohor me diell. Rrallë në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë rigë shiu. Në mesdheun shqiptar ngrohtë me temperatura ditore mbi 20 gradë Celsius.
Nga e mërkura erërat do të ndryshojnë drejtim dhe përsëri do të fillojnë të fryjnë nga jugu. Si rezultat temperaturat ditore do të rriten deri afër 14-15 gradë Celsius. Në viset mesdhetare të Shqipërisë deri në 20-24 gradë Celsius. Priten më shumë intervale kohore me diell sidomos nga e enjta. Fundi i javës pritet të jetë i relativisht i ngroht, por të dileën mund të ketë riga lokale shiu./MeteoBallkan