Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot paksa i ndryshueshëm. Mëngjesi do të jetë mjaft i ftohtë, vende-vende me acar të lehtë dhe brymë. Gjatë ditës do të ketë shtim gradual të vranësirave e në mbrëmje në disa rajone mund të ketë riga të dobëta shiu.
Temperaturat në mëngjes në disa lokacione pritet të zbres deri në -2 e në ndonjë lokacion edhe -3 gradë Celsius e gjatë ditës maksimalja parashihet të arrijë deri në 16 gradë Celsius dhe atë në rajonin e Dukagjinit.
Këto temperatura mund të dëmtojnë pjesërisht disa pemë me vegjetacion, por shpresojmë që dëmet të jenë sa më të pakta dhe këto do të jenë “minuset”e fundit të paktën bazuar në ecuritë aktuale sinoptike.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Më shumë diell në Shqipëri e vranësirat do të shtohen gjatë ditës në shumë pjesë të Maqedonisë së Veriut, Luginës së Preshevës dhe sidomos në Mal të Zi. Në mbrëmje vonë vranësira përfshijnë edhe Shqipërinë nga veriu. Reshjet nuk priten apo mund të ketë të shumë të pakta në disa rajone.
E shtuna vjen me vranësira e riga lokale shiu në mëngjes. Gjatë ditës priten vranësira e intervale kohore me diell. Temperaturat në rritje. Të dielën pritet të kemi diell por edhe vranësira të shpeshta lokale. Temperaturat do të shkojnë deri në 20 gradë Celsius edhe në Kosovë./MeteoBallkan
















