Gjatë natës së sontme do të vazhdojnë reshjet e dëborës në shumicën e territoreve të rajonit tonë por intensiteti i reshjeve do të vije duke u ulur gradualisht.
Nesër në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të dobëta lokale bore. Temperaturat do të jenë të ulëta por nuk pritet asgjë ekstreme sa i përket të ftohtit.
Edhe në Maqedoni, Shqipëri dhe Mal të Zi nesër nuk do të ketë më reshje me ndonjë përjashtim të vogël ku priten reshje të dobëta lokale, pra do të jetë ditë e vranët por në Shqipëri me tendenca të kthjellimit të motit.
Ditëve të ardhshme në tërë rajonin tonë dë të mbajë mot kryesisht i thatë me vranësira kalimtare por edhe me intervale të gjata kohore me diell. Ka mundësi që në disa rajone të ketë edhe mjegull. Temperaturat minimale do të sillen rreth minus 15 apo 16 gradë celsius në viset malore netëve, kurse rreth minus 8 deri në minus 13 në viset e ulëta. Normalisht në viset bregdetare dhe Ultësirën Perëndimore në Shqipri do të jetë më butë. Temperaturat maksimale do të përpiqën ti afrohen zeros por do ta kenë vështirë.
Pra, bora që ra këtyre ditëve do të jetë e qëndrueshme dhe ne ju ftojmë që të kënaqeni me argëtimet dimërore, por asesi mos i harroni njerëzit që kanë nevojë për ndihmën tuaj në këto momente dimri të vërtetë.
Reshje të reja dhe vende-vende të dendura të borës priten ditën e Hënë, por këto reshje do të jenë kalimtare dhe intesiteti i tyre do të jetë më i ulët në krahasim me reshjet e këtyre dy ditëve./Meteoballkan