Sonte reshje të dendura shiu anembanë Kosoves e sidomos reshje ekstreme mund të ketë në perëndim dhe jug të Kosoves.
Nesër në Kosovë na pret mot i vranët dhe me reshje të herëpashershme shiu. Priten edhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Pasdite ulje e temperaturave dhe mund të ketë fjolla bore në disa vise.
Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu e rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë.
Edhe në Maqedoninë Veriore, Mal të Zi e Kosovën lindore nesër priten vranësira të dendura e reshje shiu si dhe rrebeshe lokalisht të fuqishme me vetëtima dhe bubullimë.
Të hënën në Kosovë ftohtë e me reshje bore. Priten pamje të bukura dimërore, por ende pa reshje të mëdha bore.
Në Shqipëri dhe rajon të hënën më ftohtë, me vranësira e reshje lokale shiu. Në viset kodrinore- malore reshje kalimtare bore. Në Maqedoninë veriore në zonat e ulëta ende pa borë, por mund të ketë reshje kalimtare, lokale bore edhe atje.
Edhe të martën mjaft ftohtë e me mundësi për fjolla lokale bore në Kosovë kryesisht në zonat kodrinore-malore, lokalisht edhe në viset tjera. Në zonat tjera ftohtë dhe kryesisht thatë.
Nga e mërkura rritje graduale e temperarurave dhe reshje lokale bore që pastaj do të shndërrohet në reshje lokale shiu./MeteoBallkan