Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot më i ngrohtë, me diell dhe vranësira lokale.
Temperaturat do të shënojnë rritje të ndjeshme sidomos në vlerat maksimale.
Minimalja pritet të zbres deri në 3 gradë Celsius, kurse maksimalja deri në 22 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot stabil, me diell dhe vranësira lokale. Temperaturat do të shënojnë rritje në tërë rajonin.
Të hënën dhe të martën edhe më ngrohtë. Temperaturat do të shënojnë rritje të mëtutjeshme, por edhe vranësirat do të jenë të shpeshta. Të martën lokalisht do të ketë gjasa për riga ose rrebeshe lokale shiu. Vende-vende parashihen edhe zhvillime të rrebesheve të izoluara me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Reshjet do të jenë të karakterit të lokalizuar./MeteoBallkan














