Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot relativisht i ngrohtë, me alternime mes vranësirave dhe intervaleve kohore me diell. Temperaturat maksimale pritet të luhaten nga 24 deri në 27 gradë Celsius.
Në Shqipëri sonte priten reshje shiu në pjesën jugore të vendit. Vende-vende mund të ketë edhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshe afatshkurtra lokale priten edhe në bregdetin jugor dhe qendror të vendit. Gjatë ditës në jug të vendit priten vranësira të dendura dhe reshje lokale të herëpashershme shiu, ndërsa në pjesën veriore të vendit priten vranësira dhe intervale kohore me diell dhe nuk priten reshje.
Mot i ngrohtë, por me vranësira nesër pritet të mbajë edhe në Maqedoninë Veriore. Rrallë në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh shiu, ndërsa në Mal të Zi dhe Luginën e Preshevës nesër pritet të mbajë mot i thatë, me vranësira dhe intervale kohore me diell.
Nga e hëna përmirësim i motit në tërë rajonin duke përfshirë edhe jugun e Shqipërisë. Pritet mot me diell dhe i ngrohtë. Mot i ngjashëm (stabil dhe me diell) pritet deri në mesjavë, pastaj do të ketë gjasa për rrebeshe lokale shiu në Kosovë dhe disa vise në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore./Meteoballkan