Nesër në Kosovë na pret mot kryesisht me diell dhe relativisht i ngrohtë në mesditë. Mëngjesi do të jetë i ftohtë vende-vende me mjegull dhe brymë, kurse dita stabile me diell, por edhe me vranësira lokale kryesisht të pakta.
Temperatura në mëngjes pritet të zbresë deri në -1 gradë Celsius. kurse temperatura ditore do të shkojë deri në 14 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Mëngjesi në shumë lugina do të sjellë mjegull, ndërsa në disa zona kontinentale do të ketë ngrica.
Pak më ngrohtë pritet të jetë moti nga e enjta e tutje. Me mëngjese të ftohta dhe ditë të ngrohta. Fundjava vjen edhe më e ngrohtë./MeteoBallkan













