Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale kohore me diell, por erërat dhe rrymimet e ngrohta do të mbajnë temperaturat e larta.
Minimalja pritet të zbres deri në 5 gradë Celsius kurse maksimalja deri në 22 gradë Celsius.
Në Shqipëri dhe rajon nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Vranësira më të dendura priten në Maqedoninë Veriore, por pa reshje atmosferike. Temperaturat do të jenë të larta për shkak të rrymimeve të fuqishme ajrore nga Afrika veriore që do të kushtëzojë edhe atmosfera të jetë me koncentrime të pluhurit të shkretëtirave të Afrikes veriore.
Vranësira e intervale të gjata kohore me diell do të kemi edhe ditëve të ardhshme, me temperatura pranverore, megjithatë nga e marta vende-vende do të ketë gjasa edhe për riga apo rrebeshe lokale shiu. Fillimisht priten rrebeshe vetëm në disa zona të caktuara, ndërsa gjatë javës mund të ketë rrebeshe më të përhapura me vetëtima e bubullimë, por prapë nuk pritet të ketë reshje gjithëpërfshirëse./MeteoBallkan














