Reshjet e shiut do të rigjenerohen sonte gjatë natës në shumicën e territorit të Republikës së Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Vende-vende priten rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë apo shtrëngata posaqërisht në Shqipëri, por duke mos përjashtuar edhe Kosovën dhe Maqedoninë.
Nesër poashtu do të kemi mot jostabil, me reshje të herëpashershme shiu si dhe poashtu edhe me zhvillim vranësirash vertikale apo konvektive të cilat do të sjellin rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Mot me reshje intensive shiu si dhe me shtrëngata apo rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë do të kemi edhe ditën e martë. Priten reshje të dendura dhe lokalisht mund të ketë edhe vërshime. Gjatë shtrëngatave do të ketë edhe erëra të fuqishme. Megjithatë priten edhe periudha kohore të thata dhe pa reshje. Këto reshje do të vijnë si rezultat e depërtimeve të vazhdueshme të vorbullave ciklonike në kuadër të ciklonit me qendër në jug të Italisë.
Reshje më të fuqishme priten në Bosnjë dhe Herceoginë, Serbi dhe Kroaci ku vërshimet lokale nga shtrëngatat e fuqishme do të jenë të paevitueshme. Në viset kodrinore-malore por edhe në ndonjë ultësirë në Kroaci dhe Bosnjë do të ketë edhe reshje të dendura bore.
Mot jostabil do të vazhdojë edhe nga e mërkura e tutje, me intervale kohore me diell dhe herë pas here dhe vende-vende me riga po rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Të shtunën stabilizim i motit dhe ngritje e theksuar e temperaturave./Meteoballkan