Nesër në tërë rajonin pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe relativisht i nxehtë, me zhvillim të dobët lokal të vranësirave gjatë dites. Në viset kontinentale pritet të jetë pak më freskët sidomos në Kosovë, ndërsa në viset bregdetare do të mbetet mot i nxehtë dhe i këndshëm.
Për fundjavë në tërë rajonin pritet të mbajë mot kryesisht stabil dhe me diell, me zhvillime të pakta lokale të vranësirave, si pasojë e depërtimit të një mase ajrore të thatë anticiklonike.
Fillimi i javës së ardhshme do të karakterizohet me ngritje të temperaturave dhe më mot tipik veror. Mbrëmjet, netët dhe mëngjeset do të jenë të freskëta. Nga mesjava pritet përkeqësim gradual i motit./Meteoballkan