Nesër në Kosovë do të vazhdojë të mbajë mot kryesisht stabil dhe me diell, por do të ketë edhe vranësira të herëpashershme lokale.
Temperaturat pritet të luhaten nga 9 minimalja deri në 19 gradë Celsius ajo maksimale.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale të cilat pritet që rrallë në disa zona të zhvillohen dhe të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Zhvillimet ditore të vranësirave me ndonjë rrebesh të izoluar priten kryesisht në disa vise në Shqipërinë qendrore dhe lindore.
Të dielën po ashtu në tërë rajonin pritet mot me diell dhe vranësira lokale. Rrallë në disa zona priten rrebeshe ose ndonjë rigë e izoluar shiu. Në malet më të larta pritet reshje të pakta bore.
Fillimi i javës së re (të hënën) në Shqipëri vjen me më shumë vranësira dhe reshje kalimtare shiu, ndërsa në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore shumë pak reshje./MeteoBallkan














