Nesër në Kosovë do të mbajë mot mjaft i nxehtë, me vranësira dhe intervale kohore me diell. Reshje atmosferike nuk pritet të ketë. Në disa rajone herë pas here priten erëra mesatare deri të fuqishme jugore dhe jugperëndimore, por nuk do të ketë asgjë ekstreme.
Edhe në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi nesër do të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Dita do të jetë me nxehtësi tropikale që dmth. se temperaturat do të arrijnë the tejkalojnë shifren 30 gradë Celsius.
Mot i ngjashëm do të mbajë edhe ditëve të ardhshme me ngritje të mëtutjeshme të temperaturave. Pra priten vranësira, intervale kohore me diell, temperatura tropikale, grimca të pluhurit saharian si dhe erëra herë pas here dhe vende-vende të fuqishme jugore dhe jugperëndimore./Meteoballkan