Nesër në Kosovë pritet të kemi mot me intervale kohore me diell dhe zhvillime të vranësirave të cilat gjatë dites pritet të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë. Vende-vende mund të ketë ndonjë shtrëngatë afatshkurtër me mundësi edhe për breshër, por nuk priten reshje në tërë territorin. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 30 gradë Celsius.
Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot i ndryshueshëm. Në veriperëndim, veri, lindje dhe juglindje të vendit priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshe shiu priten edhe në bregdet sidomos në veriperëndim të vendit duke përfshirë edhe kryeqytetin Tiranen. Në jug dhe perëndim të vendit kryesisht me diell dhe pa reshje.
Rrebeshe të fuqishme nesër priten edhe në shumë zona të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi. Edhe në Kosoven Lindore priten rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Nga e mërkura na pret mot kryesisht me diell dhe stabil. Temperaturat shënojnë rritje sidomos nga e enjta, ndërsa të premtën pasdite përpos nxehtësisë mjaft të fortë priten rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë kryesisht në disa vise të Kosoves./MeteoBallkan