Nesër në Kosovë pritet të kemi ndryshim gradual të motit. Në mëngjes dhe paradite pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale dhe relativisht ngrohtë. Gjatë ditës vranësira të dendura përfshijnë vendin dhe vijnë nga jugu. Në mbrëmje pritet të lokalisht të fillojnë reshje shiu. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 18 gradë Celsius.
Në Shqipëri e të enjten pritet të ketë ndryshim substancial të motit. Vranësira të dendura së pari përfshijnë jugun e vendit, pastaj ato përfshijnë tërë vendin deri në skajet veriore. Fillimisht në jug do të fillojnë reshje lokale shiu të cilat gjatë ditës deri në mbrëmje do të shtrihen deri në veri.
Vranësira të enjten do të përfshijnë edhe Maqedoninë Veriore, së pari në jugperëndim të vendit pastaj në viset tjera të Maqedonisë. Po ashtu edhe reshjet e shiut së pari do të fillojnë në jugperëndim dhe perëndim të vendit për tu përhapur deri natën edhe në lindje të Maqedonisë së Veriut dhe eventualisht edhe në Luginë të Preshevës.
Reshje shiu të enjten pasdite dhe në mbrëmje pritet të përfshijnë edhe Malin e Zi.
Pra, reshjet së pari do të fillojnë në jug të Shqipërisë, e në fund gjatë natës së ardhshme mund të arrijnë deri në lindje të Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Luginë të Preshevës.
E Premtja vjen plotësisht e vranët dhe me reshje e rrebeshe shiu, lokalisht mesatare deri të dendura. Temperaturat do të shënojnë ulje, por jo shumë të theksuara.
E Shtuna vjen pak më e ftohtë dhe me reshje të herëpashershme, lokale shiu./MeteoBallkan