Sonte gjatë natës dhe orëve të hershme të mëngjesit në Kosovë priten reshje bore të cilat sipas të gjitha gjasave pritet të jenë të fundit për këtë sezonë nëpër ultësira.
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot plotësisht i vranët dhe i ftohtë. Në mëngjes me fjolla dëbore, ndërsa gjatë ditës pritet të shndërrohen në reshje shiu nëpër ultësira. Në viset kodrinore-malore borë edhe gjatë ditës. Në mbrëmje vende-vende priten reshje të dendura shiu.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot plotësisht i vranët dhe me reshje shiu. Në viset malore me reshje bore. Në jug të Shqipërisë priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Të dielën pritet përmirësim afatshkurtër i motit dhe ngritje e temperaturave ditore, por ende mbetet freskët. Pasdite priten edhe intervale kohore me diell.
Nga e hëna na pret mot i paqëndrueshëm dhe i freskët, por me ngirjte të lehta të temperaturave. Priten rrebeshe lokale shiu të cilat në disa rajone mund të përcjellën edhe me ndonjë vetëtim dhe bubullimë.
Nga e mërkura përmirësim gradual i motit, me alternime mes vranësirave dhe intervaleve kohore me diell. Temperaturat pritet të shënojnë rritje./Meteoballkan