Nesër në Kosovë do të mbajë mot mjaft i paqëndrueshëm dhe jostabil. Paradite priten intervale kohore me diell dhe zagushim, kurse gjatë ditës, pasdite dhe në mbrëmje priten zhvillime të fuqishme të vranësirave konvektive të cilat do të sjellin rrebeshe të fuqishme lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër. Temperaturat do të shënojnë ulje si pasojë e depërtimit të masave pak më të freskëta nga Atlantiku.
Në Shqipëri nesër mot me intervale të gjata kohore me diell, kurse pasdite në shumë rajone priten zhvillime të vranësirave të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Edhe në Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot jostabil, pas intervaleve kohore me diell priten zhvillime vranësirash të cilat do të sjellin rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër.
Edhe ditëve të ardhshme pritet të kemi mot të paqëndrueshëm, me zhvillime të shpeshta të vranësirave të cilat do të sjellin herë pas here rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Më së paku reshje priten në bregdet dhe në perëndim të Shqipërisë./Meteoballkan