Siç kemi theksuar edhe në postimet tona paraprake nga nesër pritet përmirësim i motit në rajonin tonë, por duhet ta kemi parasysh se përpos rrezeve diellore do të kemi edhe vranësira të shpeshta, ndërsa të dielën në Kosovë edhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Pra, edhe pse do të kemi ngritje të temperaturave nuk pritet stabilizim i tërësishëm dhe afatgjatë i motit për shkak se frontet ajrore të ftohta do ti kemi shumë afër.
Nesër në Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi do të mbajë mot me diell, por edhe me vranësira të herëpashershme. Gjatë dites pritet ngritje e temperaturave dhe nuk priten reshje atmosferike.
Të dielën mot i ngjashëm por më i nxehtë, ndërsa gjatë ditës në disa pjesë të Kosovës dhe veriun e skajshëm të Maqedonisë së Veriut priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në pjesët tjera të rajonit do të mbajë mot kryesisht pa reshje atmosferike.
Të hënën mot me intervale kohore të gjata me diell dhe vranësira të herëpashershme. Pasdite në disa rajone do të ketë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Nga e hëna përsëri do të kemi ulje të vogla të temperaturave./Meteoballkan