Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Vende-vende priten edhe riga lokale shiu ose ndonjë rrebesh shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.
Në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore nesër pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale të gjata kohore me diell. Nuk priten reshje amtosferike përpos veriut të Shqipërisë dhe rrallë në ndonjë rajon në Maqedoni ku mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh të izoluar shiu. Në Mal të Zi nesër priten vranësira, intervale kohore me diell dhe riga lokale shiu.
Ditëve të ardshme na pret mot i paqëndrushëm, me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat pritet të kushëzojnë rrebeshe lokale shiu të shoqëruara ndonjëherë edhe me vetëtima dhe bubullimë, kryesisht në Kosovë, veri të Shqipërisë, Maqedoninë Veriore dhe Luginën e Preshevës. Në gjysmën jugore të Shqipërisë nuk priten reshje ose shumë pak. Reshjet e herëpashershme të shiut nuk pritet të jenë të bollshme, por megjithatë do të jenë jashtëzakonisht të mirëseardhura sidomos në Kosovë.
Nga e premta pa reshje, ndërsa nga fundjava stabilizim i motit dhe ngritje e temperaturave./Meteoballkan