Gjatë natës në Kosovë erërat do të ndryshojnë drejtim dhe do të fillojnë të fryjnë nga veriu. Këto erëra i sjellë fronti i ftohtë i cili sjellë edhe reshje shiu dhe ulje të temperaturave.
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët në mëngjes dhe ende me mundësi për riga shiu. Gjatë ditës pritet përmirësim i motit dhe kthjellim gradual, por mbetet freskët. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 20 gradë Celsius.
Rrebeshe me bubullima edhe sonte priten vende-vende në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore. Nesër pritet kthjellim i motit, por njëkohësisht ulje e temperaturave. Në mëngjes do të ketë riga lokale shiu, ndërsa dita sjellë intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira lokale.
Ditëve të ardhshme na pret mot paksa i ndryshueshëm, me intervale kohore të gjata me diell dhe vranësira të herëpashershme. Të hënën rritje e përkohshme e temperaturave, ndërsa pasdite vonë shtim i vranësirave dhe reshje lokale shiu. Në Shqipëri më shumë rreze diellore po temperaturat nuk shënojnë rritje të madhe./MeteoBallkan