Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe i paqëndrueshëm. Priten intervale kohore me diell dhe vranësira të shpeshta të cilat herë pas here dhe vende-vende do të kushtëzojnë reshje shiu dhe rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë.
Mot mjaft i paqëndrueshëm pritet sonte dhe nesër edhe në Shqipëri. Vende-vende priten shtrëngata lokale të herëpasrshme me shi të rrëmbyeshëm dhe me bubullimë.
Edhe në Maqedoninë Veriore, Kosovën Lindore dhe Mal të Zi nesër pritet mot i ndryshueshëm, me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat herë pas here dhe vende-vende do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Edhe të hënën na pret mot i ndryshueshëm, por me shumë pak reshje atmosferike. Rrebeshe afatshkurtra të fuqishme priten ende gjysmën veriore të Shqipërisë. Rrebeshet do të jenë të karakterit lokal. Në viset tjera të rajonit tonë priten intervale kohore me diell dhe vranësira si dhe riga kryesisht të dobëta shiu në disa rajone. Temperaturat pritet të shënojnë ulje.
Ditëve të ardhshme na pret mot me alternime mes vranësirave dhe intervaleve kohore me diell dhe pa reshje atmosferike./Meteoballkan