Në perëndim dhe jug të Shqipërisë kanë filluar reshjet e shiut të cilat gjatë natës pritet të intensifikohen dhe të shtrihen në tërë territorin e Republikës së Shqipërisë. Në bregdet (jug-perëndim) priten rrebeshe të fuqishme lokale me vetëtima dhe bubullimë. Në Kosovë reshjet e shiut do të arrijnë në orët e mëngjesit.
Nesër në Kosovë paradite do të mbajë mot tërësisht i vranët dhe me reshje shiu. Reshjet e shiut herë pas here mund të jenë të dendura. Pasdite reshjet do të pushojnë. Në viset më të larta malore mund të ketë reshje bore.
Në Shqipëri pas reshjeve intensive që priten gjatë nates, nesër paradite pritet që reshjet të ndërpriten, por prapëseprapë do të ketë riga lokale shiu.
Në Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi nesër do të mbajë mot tërësisht i vranët dhe me reshje shiu të cilat do të ndërpriten.
Nga pasnesër në tërë rajonin pritet të mbajë mot më i qetë, me intervale kohore me diell dhe vranësira. Vende-vende do të ketë mundësi për ndonjë rigë të dobët shiu./Meteoballkan