Pas shiut kalimtar që ra orëve të mëngjesit dhe lokalisht edhe gjatë ditës, tani kemi depërtimin e një fronti të ftohtë ajror i cili do të shkaktojë të temperaturave dhe reshje të pakta shiu, shqote e bore. Ky fronti i ftohtë ka kushtëzuar reshje të dendura bore në pjesë të Sllovenisë dhe Kroacisë sot, por me ardhjen e tij në viset tona është dobësuar dukshëm, prandaj reshjet borës te ne do të jenë të pakta dhe të izoluara.
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe më i ftohtë. Nganjëherë lokalisht priten reshje të pakta shiu, shqote e bore. Temperaturat do të shënojnë ulje dhe maksimalja pritet të arrijë vetëm në 6 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e shtuna pritet të karakterizohet me vranësira e në disa rajone edhe intervale kohore me diell. Reshjet do të jenë kryesisht në disa rajone të izoluara, në Shqipëri priten rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Vranësira lokale e intervale kohore me diell parashihen të dielën në tërë rajonin, ndërsa ende do të ketë reshje të izoluara bore në pjesë të Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe zonave tjera kodrinore-malore të rajonit. Temperaturat do të fillojnë të shënojnë rritje të lehta.
Nga e hëna na pret mot paksa më stabil dhe me rritje graduale të temperaturave./MeteoBallkan
















