Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale të cilat mund të kushtëzojnë riga dhe rrebeshe lokale shiu. Pasdite priten zhvillime të fuqishme konvektive me rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë. Vende-vende priten rrebeshe intensive.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Luginën e Preshevës nesër pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale. Pasdite priten zhvillime të fuqishme konvektive dhe rrebeshe lokale lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Vende-vende ka gjasa për ndonjë shtrëngatë të fuqishme me breshër. Në bregdet më shumë intervale kohore me diell dhe më pak vranësira e rrebeshe shiu.
Edhe ditëve të ardhshme do të vazhdojë mot i ndryshueshëm, me intervale të gjata kohore me diell dhe zhvillime të herëpashershme të vranësirave konvektive të cilat pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat pritet të shënojnë rritje graduale, ndërsa rrebeshet priten të intensifikohen në jug dhe juglindje të Shqipërisë dhe Maqedoninë Veriore, kryesisht në zonat kontientale e shumë më pak në zonat bregdetare./MeteoBallkan