Nesër në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i kthjellët. Mëngjesi do të jetë mjaft i ftohtë dhe me mundësi për mjegull në disa rajone, ndërsa gjatë ditës temperaturat do të shënojnë ngritje të ndjeshme në rajonet ku nuk do të ketë mjegull eventuale.
Edhe në Shqipëri dhe rajon nesër pritet të mbajë mot relativisht i nxehtë. Vetëm në ato rajone ku eventualisht do vije deri te krijimi i mjegulles ose vranësirave të ulëta do të jetë ftohtë.
Të enjtën në disa pjesë të rajonit priten ulje afatshkurtra të temperaturave, kurse nga e premta do të kemi ngritje të sërishme të ndjeshme të temperaturave. Do të vazhdojë mot kryesisht i kthjellët dhe i thatë.
Nga e shtuna në Shqipëri do të fillojnë reshje lokale shiu, kurse të dielën reshje shiu do të ketë në tërë rajonin duke përfshirë edhe Kosovën.
Në Kosovë reshjet e shiut pritet të fillojnë të dielën pasdite (përpos disa rajoneve në Dukagjin ku reshjet do fillojnë shumë më herët) ose në mbrëmje për të vazhduar edhe gjatë natës në të hënën. Në viset e larta malore do të ketë reshje bore./Meteoballkan