Nesër në Kosovë na pret mot stabil, kryesisht me diell dhe i ngrohtë. Mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe vende-vende me mjegull, ndërsa dita stabile dhe e këndshme. Temperatura maksimale mund të shkojë deri në 22 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe mjaft i ngrohtë për këtë periudhë kohore. Mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe në shumë vise me mjegull e cila do të largohet gjatë paradites.
1
Mot pa ndonjë ndryshim do të vazhdojë edhe ditëve të ardhshme. Parashihen rreze të shumta diellore, vranësira lokale dhe mjegull gjatë mëngjesit të ftohtë. Temperaturat pa ndonjë ndryshim të madh./MeteoBallkan